Biznes

Apple do të rrisë çmimet e aplikacioneve në App Store për vendet e Bashkimit Europian

Jan 9 2015
0 Shpërndarje
Apple do të rrisë çmimet e aplikacioneve në App Store për vendet e Bashkimit Europian

7391da69-3f4a-4578-83c6-bf20b521a854-620x372Apple po implementon një rritje çmimesh në dyqanin e aplikacioneve për Europën dhe Kanadanë. Ky njoftim u bë i ditur përmes e-maileve dërguar zhvilluesve.

Pa specifikuar se cilat do të ishin kufijtë e rinj, kompania u tha zhvilluesve se çmimet në App Store do të rriteshin për të gjitha shtetet e Unionit Europian dhe Kanadasë, ndërsa do të bien në Islandë dhe do të ndryshojnë rrënjësisht në Rusi. Këto ndryshime janë bërë për shkak të ndryshimit të tarifimit të TVSH-së dhe ndryshimit të kursit të këmbimit të monedhave.

Kompania nuk bëri të ditur se kur këto ndryshime do të mbërrinin saktësisht duke cituar vetëm fjalët, “brenda 36 orësh”. Kjo rritje e çmimeve vjen si shkak i politikave të reja të implementuara nga Bashkimi Europian që kërkon nga kompanitë të përcaktojnë TVSH-në në bazë të vendndodhjes së konsumatorit dhe jo kompanisë. Duke qenë se zyrat qendrore të Apple në Europë janë aktualisht në juridiksionin e taksave të ulëta të aplikuara nga Luksemburgu, një pjesë e madhe e përdoruesve përballen me TVSH relativisht të lartë. Deri tani, një rritje ka dëmtuar zhvilluesit, dhe më pak konsumatorët.

Zhvilluesit tashmë nuk kanë më opsionin të përcaktojnë çmimin për aplikacionet. Aplikacionet me çmimet më të ulëta aktualisht janë në shifrat e 0.99 dollar, 0.99 euro(1.17 dollar) dhe 0.69 Paund(1.04 dollarë). Më këtë ndryshim të kostos, mospërputhja mes çmimeve Europiane dhe atyre amerikane do të rritet. Përdoruesit me një listë aplikacionesh të preferuara duhet në nxitojnë përpara se këto ndryshime të aplikohen përfundimisht. Ndërsa nëse flasim për përdoruesit në Rusi, çmimet thjesht do të ndryshojnë dhe jo të rriten. Kjo për shkak të kaosit që ka shkaktuar zhvlerësimi i rublës në muajt e fundit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>