Harduer

Apple do të shpalos iPad të ri me 2 mars

Feb 28 2011
0 Shpërndarje
Apple do të shpalos iPad të ri me 2 mars

Ftesa, që është dërguar anëtarëve të medieve me e-mail gjatë ditës së sotme, veçohet me një fotografi të një pajisjeje me formë të iPad dhe që ka një “2” gjigant në qendër të saj, që duket se shërben si një referencë ndaj datës 2 mars dhe iPad 2.

“Ejani dhe shikoni se çka do të ketë në vitin 2011” thuhet në ftesë.

Apple, që është kompania me vlerësimin më të lartë në botë në sferën e teknologjisë informative, ishte i pari në këtë fushë që debutoi një tablet kompjuter modern të ndjeshëm në prekje, në janar të vitit 2010. Prej asaj kohe shumë konkurrent tentuan që të garojnë në çfarëdo forme me të. Madje edhe Google përmes Android Honecyomb, nxiti konkurrencë në nivel të sistemit operativ dhe të harduerit me ndihmën e prodhuesve tjerë.

Askush nuk e di saktësisht sesi do të duket tableti i ri apo sesi do të quhet por blogerët parashohin se gjenerata e dytë do të veçohet me një kamerë të përparme për video-konferenca, që në fakt është një veçori që e kanë edhe konkurrentët si Motorla Xoom dhe Samsung Galaxy Tab. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>