Lajmet

Apple do të shtojë sigurinë e shërbimit iCloud

Sep 6 2014
0 Shpërndarje
Apple do të shtojë sigurinë e shërbimit iCloud

3191-Apple-plans-to-increase-iCloud-security-measures-followingApple ka në plan të përmirësojë sigurinë e njoftimeve për përdoruesit e shërbimit të hapësirës online iCloud pasi një numër llogarish të disa personave me famë janë kompromentuar dhe përmbajtje janë vjedhur siç u raportua javën e kaluar.

Duke folur rreth incidentit për herë të parë, shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cookm, tha për Wall Street Journal se kjo ndërhyrje ishte si rezultat i aksesit nga palë të treta në këtë shërbim ose përmes phishing.

Në një përgjigje, Wall Street Journal citon Cook të ketë thënë: “Apple do të paralajmërojë përdoruesit përmes një e-mail-i ose njoftimeve kur dikush përpiqet të ndërrojë kodin e llogarisë, të rikthejë të dhënat iCloud në një pajisje të re ose kur një pajisje e re identifikohet në këtë llogari për herë të parë.

Ndryshimi do të vijë pas dy javësh. Apple do të zgjerojë autentikimin përmes dy faktorëve duke inkurajuar më shumë përdoruesit të adoptojnë këtë veçori duke përdorur një smartfon të një individi për të verifikuar indentifikimin e tyre përpara hapjes së llogarisë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>