Harduer

Apple do të shtojë variantin Gold për tabletët iPad

Oct 3 2014
0 Shpërndarje
Apple do të shtojë variantin Gold për tabletët iPad

iPad_GoldKompania Apple kohëve të fundit në çdo pajisje të fundit që ka nxjerrë në treg ka shtuar variantin e ngjyrës gold. Këtë gjë kompania ka në plan që ta bëjë edhe me tabletat iPad në mënyrë për të dhënë një shtysë shitjeve të tyre.

Është vendosur që tabletat iPad me madhësi 9.7 inç dhe ngjyrë ari të hidhen në treg në muajin tetor. iPad-i me ngjyrë ari do t’i shtohet listës së produkteve të Apple, të cilat janë aktualisht të gatshme në këtë ngjyrë, duke përfshirë këtu iPhone 5S dhe pajisjen e re Apple Watch. Ora inteligjente Apple Watch nuk do të ketë vetëm variante të ngjyrës së ngjashme me arin, por edhe variante të cilat përbëhen nga ar me cilësi 18 karat.

Në këto momente kompania teknologjike po kalon vështirësi në shitjet e iPad të cilat kanë rënë nga viti në vit. Kjo për shkak se këto vite tregu i tabletëve është zgjeruar shumë dhe shumë kompani të ndryshme janë bërë pjesë e saj. (PCWold Albanian)

Tags >

Appleipad
Lajmet e fundit>