Harduer

Apple do të shtojë veçorinë Touch ID në të gjithë iPhone-et dhe iPad-et e prodhuar në 2014-ën

May 28 2014
0 Shpërndarje
Apple do të shtojë veçorinë Touch ID në të gjithë iPhone-et dhe iPad-et e prodhuar në 2014-ën

gsmarena_001 (1)Sipas analistit Ming Chi Kuo i kompanisë KG Securities, secili prej iPhone-ve dhe iPad-eve që do të prezantohen gjatë vitit 2014 do të kenë një sensor të shenjave të gishtave që Apple e quan Touch ID.

Si rezultat i implementimit të kësaj veçorie të sigurisë, Apple ka për qëllim të shesë 120 milion sensorë të shenjave të gishtave (Touch ID) në 2014-ën. Për më tepër, Mr. Kuo thotë se Apple do të fillojë të përdorë materiale të reja për prodhimin e moduleve të sensorëve për të përmirësuar qëndrueshmërinë e tij. Kompanitë si ASE dhe Sharp do të merren me rindërtimin e modulit, ndërsa Taiwan Semiconductor Manufacturing do të merret me detyrat e prodhimit.

Një hulumtim i KGI llogarit se Apple ka shitur 36 milion iPhone 5S me Touch ID në vitin 2013 dhe ky numër i pajisjeve më këtë veçori të sigurisë (Touch ID) në 2015-ën do të kalojë 233 milion pajisje të shitura. Duhet t’ju kujtojmë se Apple akoma nuk ka prezantuar një iPad me sensorin e shenjave të gishtërinjve (Touch ID). (PCëorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>