Analiza

Apple do të transmetojë live eventin e datës 16 tetor

Oct 11 2014
0 Shpërndarje
Apple do të transmetojë live eventin e datës 16 tetor

bannerSiç ju mund ta dini, kompania Apple do të mbajë eventin e saj më 16 tetor. Kompania tashmë ka njoftuar se çdokush mund të shohë eventin e saj live nëse kanë një pajisje Apple sigurisht, (duke filluar me platformat OS X 10.6.9, iOS 6, gjenerata e dytë e televizorëve Apple).

Duke mbajtur të gjallë shpirtin e kompanisë, ata nuk dhanë asnjë informacion zyrtar përveç produkteve që do të zbulojnë dhe shumica e spekulimeve flasin për një gjeneratë të re të iPad-eve.

iPad-et e rinj – iPad Air 2 dhe iPad Mini Retina 2 – pritet të kenë skanerin e shenjave të gishtërinjve Touch ID që janë implementuar nga Apple që nga iPhone 5S. Po ashtu një NFC në bord do të ofrohet për kryerjen e pagesa mobile dhe sigurisht ekranet mund të kenë një rezolucion më të lartë.

iPad 2 mendohet të jetë tableti më i hollë në botë. Ftesa e kompanisë për në event si gjithmonë është e shkurtër dhe enigmatike. “Ka kaluar shumë kohë” shkruhet në të, e cila do të thotë se Apple do të zbulojë një ridizajn për produktin që nuk e kanë “prekur” farë për disa kohë. Spekulimet thonë se kjo ka të bëjë diçka me Mac dhe Macbook. (PCWorld Albanian)

Tags >

Appleipad
Lajmet e fundit>