Harduer

Apple dominon tregun e orëve inteligjente

Sep 5 2017
0 Shpërndarje
Sipas IDC-së Apple shiti 3.4 milion Apple Watch në tre mujorin e dytë të vitit duke e bërë orën inteligjente më popullore në botë. Apple dominon tregun e orëve inteligjente

Apple pritet të prezantojë një orë inteligjente LTE të Apple Watch në aktivitetin që pritet të mbajë javën e ardhshme ndërsa rivalët e saj treguan potencialin e tyre gjatë IFA-së në Berlin.

Fitbit, Garmin dhe Samsung, të gjithë prezantuan modelet e reja të orëve inteligjente në përpjekje për të zbehur sadopak shkëlqimin e kompanisë.

Sipas IDC-së Apple shiti 3.4 milion Apple Watch në tre mujorin e dytë të vitit duke e bërë orën inteligjente më popullore në botë.

Duke pasur në konsideratë pozicionin e kompanisë në tregun e orëve inteligjente, nuk do ta quanim orën një dështim siç shumë njerëz bëjnë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>