Harduer

Apple duhet të paguajë 506 milion dollar një universiteti për shkelje patente

Jul 26 2017
0 Shpërndarje
Universiteti paditi në gjykatës Apple në 2014-ën për shkelje të një patente në procesorët e saj me disa versione të iPhone. Apple duhet të paguajë 506 milion dollar një universiteti për shkelje patente Photo Source: Reuters

Një gjykatë Amerikane urdhëroi Apple të paguajë 506 milion dollar për shkeljen e një patente të Universitetit të Wisconsin duke dyfishuar gjobën e dhënë më parë.

Dyfishimi i gjobës me 272 milion dollar të tjera erdhi pasi Apple vijonte të shkelte patentën e teknologjisë së procesorit.

Universiteti paditi në gjykatë Apple në 2014-ën për shkelje të një patente në procesorët e saj me disa versione të iPhone.

Teknologjia e zhvilluar nga Universiteti i Wisconsin përmirësonte performancën e procesorëve.

Patenta është licencuar në 1998-ën nga profesori i Universitetit Gurindar Sohi dhe tre studentë të tij.

Apple mohoi akuzat duke thënë se ishin të pavlefshme. Kompania kishte kërkuar nga Zyra Amerikane e Patentave të rishikonte vlefshmërinë e saj një kërkesë e cila ishte refuzuar. /PCWorld Albanian

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>