Vëzhgim

Apple duke krijuar vegla kundër Flashbackut

Apr 11 2012
0 Shpërndarje
Apple duke krijuar vegla kundër Flashbackut

Në një porosi të shkurtër në uebfaqen e Apple, zyrtarët e ndërmarrjes treguan që përsëritja e Flashback – që ishte gjetur së pari gjatë vitit ë kaluar si një trojan si një përditësim ndaj Adobe Flash – është në gjendje që të shfrytëzojë një të metë në siguri në Java dhe të instalojë vetveten në Mac-ët.

“Përveç dobësisë në Java, malueri Flashback mbështetet në serverët e kompjuterëve të vendosur nga autorët e maluerit për të kryer shumë nga funksionet e veta kritike,” shkruan zyrtarët. “Apple është duke punuar me ISP-të në mbarë botën për ta ndalur këtë rrjet komando-dhe-kontrollo.”

Në postimin e sipërpërmendur nuk u cek se kur një vegël e tillë do të jetë e gatshme për publikun.

Ndërmarrja lëshoi një përditësim të Javas më 3 prill, duke arnuar çarjen në Java në sistemet që kishin sistemet OS X v.10.7 dhe Mac OS X v10.6 dhe lëshoi një tjetër përditësim dy ditë më vonë. Zyrtarët i këshilluan përdoruesit e Mac që kishin Mac OS X v10.5 ose më të hershëm që të ndalin Javan tek opsionet e shfletuesit të uebit./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>