Lajmet

Apple dyfishon kapacitetin e planit tarifor 10 dollarësh të iCloud në 2TB

Jun 6 2017
0 Shpërndarje
Në konferencën e zhvilluesve e cila po mbahet në datat 5-9 Qershor, Apple tha se do të ofrojë dyfishin hapësirës për të njëjtin çmim. Apple dyfishon kapacitetin e planit tarifor 10 dollarësh të iCloud në 2TB

Apple shtoi më shumë kapacitet planit tarifor më të kushtueshëm në iCloud duke mos luajtur fare çmimet.

Në konferencën e zhvilluesve e cila po mbahet në datat 5-9 Qershor, Apple tha se do të ofrojë dyfishin hapësirës për të njëjtin çmim.

Konkretisht plani tarifor 9.99 dollarësh me 1 Terabajt hapësirë do të bëhet 2 Terabajt. Apple gjithashtu tha se ata që kanë blerë planin 1TB përpara datës 5 Qershor do të kalojnë automatikisht në 2TB.

Për fat jo të mirë nuk ka asnjë ndryshim në planet me kosto të ulët. Opsion falas vijon të ngelet me 5GB. Përveç plani 2TB përdoruesit mund të zgjedhin 50GB për 0.99 dollar dhe 200GB për 2.99 dollar.

Përveç rritjes së kapacitetit, përdoruesit e planeve 200GB dhe 2TB mund të ndajnë kapacitetin së bashku. “Family Sharing” do të jetë i disponueshëm me iOS 11 dhe macOS High Sierra. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>