Harduer

Apple është duke punuar për ndërtimin e një monitori iMac 5K Retina

Sep 14 2014
0 Shpërndarje
Apple është duke punuar për ndërtimin e një monitori iMac 5K Retina

Retina-iMacSipas raporteve në korrik, mendohej se Apple do të lançonte një iMac 4K në fund të vitit 2014, por thashethemet e fundit thonë se iMac 4K do ti shtohet dhe një “K” tjetër.

Sekreti i madh i Apple për muajt e mbetur nuk do të jetë një iMac 4K, por një iMac 5K Retina me përmasa 27 inç. Ky produkt pritet të sjellë një valë të re kërkesash për monitorë me rezolucion të lartë.

Clues raportoi muaj më parë se iMac Retina janë duke ardhur dhe se ky është hapi tjetër i madh që pritet të hidhet nga Apple.

Nuk mund të jetë thjesht një rastësi që DELL debutoi me monitorët 5K 27 inç. Analistët besojnë se iMac 5K Retina nga Apple do të lançohet në fund të këtij viti. Mbetet vetëm pak muaj për ta zbuluar këtë. (PCWorld Albanian)

Tags >

AppleiMac
Lajmet e fundit>