Analiza

Apple është marka më me vlerë në botë

Sep 26 2017
0 Shpërndarje
Në listën e 10 markave më të vlerësuara vetëm tre nuk i përkasin botës së teknologjisë ku krahas Coca Cola, janë dy kompani nga bota e automobilave, Toyota dhe Mercedes. Apple është marka më me vlerë në botë

Apple është marka më me vlerë në botë sipas Interbrand dhe vlerësohet me 184 miliard dollar.

Kompanitë teknologjike në tërësi dominojnë listën e markave me të vlerësuara në botë një hegjemoni e cila thyhet vetëm nga Coca Cola në vendin e katërt e cila ka një vlerë prej 70 miliard dollarësh.

Vendin e dytë dhe të tretë e zënë Google dhe Microsoft me vlerë prej 141 miliard dhe 80 miliard dollarësh respektivisht.

Në listën e 10 markave më të vlerësuara vetëm tre nuk i përkasin botës së teknologjisë ku krahas Coca Cola, janë dy kompani nga bota e automobilave, Toyota dhe Mercedes.

Emra të tjerë të mëdhenj janë Amazon, Facebook dhe IBM. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>