Analiza

Apple, Facebook dhe Google do të tregojnë se kur qeveria kërkon të dhënat e përdoruesve

May 2 2014
0 Shpërndarje
Apple, Facebook dhe Google do të tregojnë se kur qeveria kërkon të dhënat e përdoruesve

privacyKompanitë, që i kërkuan qeverisë amerikane leje për të publikuar kërkesat nga kjo e fundit për të dhënat e përdoruesve, vitin e kaluar, siç duket kanë humbur durimin e tyre. Apple, Facebook, Google dhe Microsoft janë duke përditësuar rregullat e tyre të privatësisë për të zgjeruar llojet e njoftimeve që iu japin përdoruesve se sa herë dhe kur qeveria i kërkon të dhënat e tyre.

Kjo gjë në fakt e ka shqetësuar Departamentin amerikan të Drejtësisë sepse kjo do të mund t’iu ofronte atyre që janë nën hetime mundësi që të largohen ose madje të shkatërrojnë ndonjë dëshmi që do të mund të përdorej kundër tyre.

Google përditësoi këtë rregull gjatë kësaj jave, duke shtuar që të dhënat mbahen vetëm kur ka “rrezik të pashmangshëm” të dëmit fizik të një viktime të mundshme krimi. Një zëdhënës i Apple tha që më vonë gjatë këtij muaji kompania do të përditësojë rregullat e veta në mënyrë që të mund të njoftojë konsumatorët në “shumicën e rasteve” kur zbatuesit e ligjit kërkojnë informacionet e tyre personale.

As Apple, as Facebook, e as Microsoft nuk e kanë bërë përfundimin e përditësimeve. Post raporton po ashtu që kompanitë që do të njoftojnë përdoruesit e tyre kanë më tepër ndikim në polici: siç duket hetuesit me siguri do të donin të largonin tërësisht kërkesat e tyre për të dhëna se sa t’iu bënin të dyshuarve me dije që janë duke u mbikëqyrur. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>