Harduer

Apple fillon hetimet ndaj baterive që fryhen në iPhone 8 Plus

Oct 10 2017
0 Shpërndarje
Apple konfirmoi se ishte në dijeni të ngjarjeve dhe ishte duke hetuar shkakun e këtij problemi. Apple fillon hetimet ndaj baterive që fryhen në iPhone 8 Plus

Apple ka filluar hetime ndaj disa raporteve të cilat flisnin për një problem të pazakontë me bateritë e iPhone 8 Plus të cilat fryheshin dhe shkaktonin hapjen e kapakëve të telefonëve.

Në javën e kaluar, gjashtë raportime kanë dalur në dritë të cilat tregojnë kapakët e telefonit të hapur.

Në secilin prej rasteve, bateria në brendësi të telefonit ishte fryrë duke i bërë të papërdorshëm.

Nuk dihet nëse fryrja e baterive është një rast i izoluar apo një problem më i madh. Raporti i parë erdhi nga Tajvani ndërsa tashmë ka raportime edhe nga Japonia, Kina, Kanadaja, Greqia dhe Hong Kongu.

Apple konfirmoi se ishte në dijeni të ngjarjeve dhe ishte duke hetuar shkakun e këtij problemi.

Ekspertët besojnë se është një gabim rastësor në prodhim. Nëse Apple arrin me shpejtësi të identifikojë linjën e prodhimit të këtyre baterive problematike, mund ta ndalojë atë dhe të vijojë të prodhojë iPhone 8S-të pa asnjë problem.

Ky rast na sjell në vëmendjen debutimin katastrofik të Galaxy Note 7-ës një vit më parë. Qindra modele shpërthenin në flakë si rezultat i problemeve me bateritë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>