Lajmet

Apple fillon përgatitjet, nis dërgimin e ftesave për eventin e 9 shtatorit

Aug 29 2014
0 Shpërndarje
Apple fillon përgatitjet, nis dërgimin e ftesave për eventin e 9 shtatorit

gsmarena_001 (1)Apple ka filluar të marrë masat përgatitore për eventin që do të mbajë më 9 shtator. Tashmë, kompania ka filluar që të shpërndajë ftesat për të ftuarit dhe mediat, të cilët do të paraqiten në event. Më 9 shtator pritet që kompania Apple të prezantojë telefonin inteligjente iPhone 6.

Krahas iPhone 6, sipas disa informacioneve të fundit gjithashtu pritet që kompania do të prezantojë edhe orën inteligjente iWatch. Apple është paksa e vonuar në prezantimin e orës inteligjente, pasi kompanitë rivale si LG dhe Motorola po bëjnë disa javë që i kanë shpalosur produktet e tyre.

Në eventin që do të mbahet gjithashtu do të jepet edhe rezultati që ka ardhur nga blerja e kompanisë muzikore Beats Audio. Mendohet që Apple do të surprizojë publikun me ndonjë cilësi të iPhone 6 ose ndonjë informacion që është i mbajtur i fshehtë për përdoruesit. Gjithashtu me 9 shtator do të fillojë përditësimi masiv i sistemit operativ iOS në versionin e tij më të ri iOS 8. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>