Harduer

Apple fillon shitjet e HomePod më 26 Janar

Jan 23 2018
0 Shpërndarje
HomePod do të vendosë Apple përballë rivalëve të perjetshëm, Amazon dhe Alphabet Google. Apple fillon shitjet e HomePod më 26 Janar Photo Source: Reuters

Apple do të fillojë të pranojë porosi online për altoparlantin inteligjent HomePod duke filluar nga data 26 Janar në SHBA, Britani dhe Australi.

Shitjet do të fillojnë një muaj para parashikimeve.

Altoparlanti 349 dollarësh i cili kontrollohet përmes zërit u prezantua në Qershor dhe pritej të debutonte në Dhjetor.

Ai mund të ofrojë sugjerime të muzikës dhe të ndryshojë temperaturën e shtëpisë.

HomePod do të vendosë Apple përballë rivalëve të përjetshëm, Amazon dhe Alphabet Google.

Lëvizja është e para në një hapësirë të re për Apple pas plot dy vitesh si kompania teknologjike më me vlerë në planet e cila shikoi teksa shitjet e iPhone po binin dita ditës dhe vërejti nevojën për të zbuluar mënyra të reja të gjenerimit të të ardhurave.

Asistenti dixhital i Apple, Siri, do të integrohet në boksin 349 dollarësh. HomePod ka madhësinë se 18 cm dhe është i mbuluar nga një rrjetë pëlhure

Lajmet e fundit>