Biznes

Apple fillon të dërgojë për shitje iPad Mini me Retina

Nov 13 2013
0 Shpërndarje
Apple fillon të dërgojë për shitje iPad Mini me Retina

retina_ipad_mini-380x253Duke filluar nga dita e martë, 12 nëntor, Apple ka nisur shpërndarjen e iPad Mini me Retina.

Tableti, i cili u prezantua më 22 tetor pa një datë të caktuar lançimi, do të vijë shumë shpejt në duart e konsumatorëve.

Ai është i ngjashëm me iPad Mini-n e prezantuar një vit më parë, por në aspektin softuerik dhe harduerik, ai ka shumë përmirësime. Mes tyre është sigurisht ekrani Retina, i cili ofron 323 pixel për inç në katror, njësoj si iPad Air.

Tableti ka gjithashtu edhe proçesorin e ri të dizajnuar nga Apple, A7 (64 bit), por të ndërtuar nga Samsung-u. Apple e ka prezantuar atë si një proçesor aq të fuqishëm sa për të fuqizuar një kompjuter desktop.

Kapaciteti i tij është në fakt katër herë më i lartë se ai i paraardhësit, ndërkohë që shfaqja dhe trajtimi i elementeve grafikë është rritur me 8 herë.

iPad Mini do të shitet me çmimin fillestar prej 399 $ për versionin vetëm me Wi-Fi 16 GB. Modeli më i shtrenjtë është ai me 128 GB dhe mundësi lidhjeje 4G, i cili kushton 829 $.

Për momentin tableti gjendet në SHBA, Australi, Kinë, Hong Kong, Japoni, Zelandë e Re dhe Singapor. Shumë shpejt do të vijë edhe në shtetet e tjera. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>