Biznes

Apple fiton 420 dollarë në secilin iPhone të shitur

Jun 26 2009
0 Shpërndarje
Apple fiton 420 dollarë në secilin iPhone të shitur

Modeli 16 GB iPhone 3GS i kushton kompanisë vetëm 3 % më shumë sesa modeli i vitit të kaluar, që në total del se fatura e prodhimit është e barabartë me 172.46 dollarë plus 6.50 dollarë kosto prodhimi.
Operatori amerikan i Apple, AT&T, e shet pajisjen 16 GB iPhone #GS me një çmim prej 199$, por përcjellësit e industrisë rikujtojnë se AT&T dhe operatorët tjerë thithin 600 dollarë për një celularë të shitur. Në Britaninë e Madhe, operatori i zgjedhur nga Apple ai O2, iu shet në duar një model 16GB iPhone 3GS për një çmim marramendës prej 719.85 dollarë.

“Çmimi aktual i celularit që po paguhet nga ofruesit e shërbimeve është shumë më i lartë” tha Andrew Rassweiler nga iSuppli. “Kjo reflekton praktikat e zakonshme të industrisë wireless, duke ulur kostot e frontit të celularit dhe pastaj duke arritur rritje të përfitimit përmes abonimeve.”

Vitin e kaluar, iSuppli llogariti se iPhone 3G do të kushtonte vetëm 4 dollarë më pak sesa celulari më i ri nga Apple.

“Nga një perspektivë komponentësh dhe dizajnuese, ka një ngjashmëri jashtëzakonisht të madhe mes 3G dhe 3GS,” shtoi Rassweiler. “Duke përdorur materialet që veçse janë shpërndarë mjaft mirë në treg, dhe duke marrë në avantazh erozionet e çmimeve të komponentëve elektronike në treg, Apple mund të ofrojë një produkt me performancë më të lartë me më shumë memorie dhe veçori, për një çmim që është shumë pak më i shtrenjtë sesa i mëhershmi.”

iSuppli bënë të ditur se komponenta më e shtrenjtë në celularë është flash memoria Toshiba 16GB, që kushton 24$. Pjesa më e lirë është një kodeks i zërit nga Cirrus Logic, vetëm 1.15 dollarë.

Apple thekson se ka shitur mbi një milion pajisje 3GS brenda tri ditëve të lansimit, që në bazë të llogaritjeve të iSuppli, i bie se kjo kompani ka arritur një profit prej 420 milion dollarë.

Lajmet e fundit>