Lajmet

Apple fiton çmimin për mbështetjen më të mirë të konsumatorëve

Oct 2 2014
0 Shpërndarje
Apple fiton çmimin për mbështetjen më të mirë të konsumatorëve

Applelogo_w_600Apple e di mjaft mirë se si duhet të kujdeset për konsumatorët e vet, jo vetëm si të fitojë konsumatorë të rinj. Dhe e kemi një vërtetim për këtë. Faqja Laptop Mag, e ka emëruar kompaninë me seli qendrore në Cupertino të Kalifornisë, si kompania më e mirë për ofrimin e mbështetjes teknologjike në vitin 2014.

Duke shkuar fshehurazi, anëtarët e stafit të Laptop Mag trazuan dhe kërkuan mbështetjen e tetë brendeve madhore të laptopëve, nga Apple dhe Dell e deri tek HP dhe Lenovo. Këta anëtarë kanë thirrur përfaqësuesit e shërbimit të mbështetjes dhe kanë bërë përpjekje përgjatë burimeve online (duke përfshirë bisedat e drejtpërdrejta) për të gjetur përgjigje në tri pyetje të ndara.

Dy pyetje u bën përmes telefonit për secilin prodhues të laptopëve: “Si e vendosi një fjalëkalim me fotografi,” dhe “Si i ndryshoj opsionet në mënyrë që laptopi im të mos shkojë në gjumë kur e mbylli kapakun?” Më pas u bë pyetja unike për secilin brend përkatës, për shembull si përdoret softueri SideSync i Samsung-ut për të bartur të dhëna nga telefoni në laptop dhe anasjelltas.

Përfaqësuesit e Apple dolën të jenë të dijshëm, miqësorë dhe të shpejt, edhe pa ndonjë plan të mbrojtjes nga Apple Care. Fusha e vetme ku brendi nuk doli edhe aq mirë ishte sfera sociale, teksa kompania nuk përdor Facebook ose Twitter për të ofruar ndihmë. Në vendin e dytë ishin HP dhe Samsung. HP ka rritur pikët e veta në krahasim me performancën e vitit të kaluar. Performuesi më i dobët këtë vit ishte ASUS, që mori një D+. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>