Harduer

Apple fiton patentën për lidhësin e kartës SIM

Dec 27 2012
0 Shpërndarje
Apple fiton patentën për lidhësin e kartës SIM

Apple patenta SIMApple mori një patentë për përdorimin e lidhësve për të zëvendësuar ose larguar SIM kartelat në pajisjet mobile.

Patenta mbulon lidhësit që mundësojnë metoda të shumta të futjes së një kartele SIM, duke përfshirë “sistemin zhytës”, në të cilin një përdorues e tërheq një shkopth zhytës për të larguar SIM kartelën. Patenta së pari ishte identifikuar nga Patently Apple.

Patenta për lidhës mbulon lloje të ndryshme të kartave SIM, ndonëse nuk cek se cilat, supozuar nga ato më të mëdha se kartat standarde deri tek micro-SIM kartelat që përdor Apple në pajisjet e veta mobile.

Patenta po ashtu përmend shumë pajisje, duke përfshirë celularët, tabletët, netbukët, monitorët, qendrat mediatike dhe laptopët, që do të mund të përdorin lidhësin.

Lidhësi përfshin një strehim plastik, një shkopth zhytës, një shkopth ngritës, kontaktet, mbajtja e klipeve anash lidhësit dhe një mburojë metalike e cila ka mundësinë e përshtatjes në pikën boshtore. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>