Lajmet

Apple: Gabimi në aplikacionin e kalendarit do të korrigjohet në përditësimin e ardhshëm

Jul 7 2014
0 Shpërndarje
Apple: Gabimi në aplikacionin e kalendarit do të korrigjohet në përditësimin e ardhshëm

Apple-admits-to-calendar-bug-on-iOS-7.1.2-next-iOS-update-will-correct-itNjë person që jeton në një rajon të Lituanisë ka vërejtur diçka të çuditshme tek aplikacioni i kalendarit në iOS 7.1.2. Pasi ka vendosur rajonin e duhur në iPhone 5S dhe iPad Air, aplikacioni i kalendarit listonte ditët në mënyrë të gabuar.

Në vend që të shfaqeshin ditët e pushimeve në rajonin e tij për vitin 2014, janë shfaquR pushimet për Meksikën, Hong Kongun dhe Kanadanë.

Kur ai e testoi duke ndryshuar vendndodhjen në SHBA, Britani ose Rusi, ditët e duhura shfaqeshin në aplikacionin e kalendarit. “Viktima” në fjalë jo vetëm që i ka dërguar një e-mail kompanisë, por edhe ka postuar një video në YouTube.

Apple i dërgoi atij një përgjigje në e-mail ku thuhej se ekziston një problem me softuerin dhe se do të zgjidhej në përditësimin e ardhshëm. Nëse ju keni përjetuar një eksperiencë të tillë më parë mos u trembni. E gjitha do të zgjidhet në përditësimin iOS 7.1.3, megjithëse nuk bëhet e ditur se kur do të vijë ky përditësim. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>