Softuer

Apple “gabimisht” pëshpërit disa lojëra të mundshme për iPad

Mar 26 2010
0 Shpërndarje
Apple “gabimisht” pëshpërit disa lojëra të mundshme për iPad

Të gjithë titujt veçohen me terme “HD” ose “XL”, që nënkupton se këto aplikacione janë të krijuara për pajisje me ekran më të madh se 3.5 inç, siç është ekrani i iPhone ose iPad Touch.

Lojërat janë spikatur nga një blog i quajtur PadGadget, në faqen iTunes Preview të Apple, një web faqe që kategorizon përmbajtjen e dyqanit të iTunes.

Disa tituj “HD” përfshijnë Plants vs Zombies HD, Flight Control HD, NBA Hotshot HD dhe Labyrinth HD. Të gjitha lojërat e gjetura në iTunes Preview kanë pasur lidhje me dyqanin aktual të ITunes, por përdoruesit që kanë tentuar të hapin aplikacionet në ITunes, janë përshëndetur me mesazhin “error”, që deklaronte se lojërat nuk ofrohen ende në SHBA.

Shumë shkurt pasi PadGadget shpalosi tituj, Apple i largoi ata nga web faqja e saj.

Pavarësisht se iPad ka një ekran të shkëlqyer, nuk është një pajisje High Definition, kështu që terminologjia HD nuk është asgjë tjetër përveçse një lojë marketingu. Nuk është e qartë nëse “HD” apo “XL” do të jenë shtojca që do të dallojnë titujt nga ato për iPhone, apo nëse këtë do ta zgjedhin vetë zhvilluesit. Por është interesant të shihet se disa zhvillues kanë përdorur HD dhe XL për të sugjeruar se janë duke përcjellë linjat e parashtruara nga Apple.

IPad pritet që të paraqitet në shitje gjatë datës 3 prill, ndërsa kohë më parë Apple iu është drejtuar zhvilluesve se duhet të dërgojnë aplikacionet e iPad për aprovim para datës 27 mars, nëse dëshirojnë që aplikacionet e tyre të prezantohen në momentin kur del në shitje iPad.

Lajmet e fundit>