Harduer

Apple garanton sensorë të dyfishtë për kamerat e iPhone-ve të ardhshëm

Jul 24 2013
0 Shpërndarje
Apple garanton sensorë të dyfishtë për kamerat e iPhone-ve të ardhshëm

Pritet që kamerat në iPhone-ët dhe iPad-ët e ardhshëm të kenë dy sensorë për të siguruar regjistrimin e fotove dhe videove me cilësi shumë herë më të lartë.

Kjo teknologji shpjegohet e detajuar në patentën më të fundit të siguruar nga Apple e quajtur “Metoda dhe sistemi i proçesimit të imazheve me përdorimin e dy sensorëve”.

Pasi të jenë regjistruar fotot ose videot nëpërmjet dy sensorëve ato do të përpunohen në një mënyrë të veçantë. Për prodhimin e imazhit final të dhënat do të kalojnë përmes një procesi të quajtur “shtresëzim” i cili do të bëjë që të gjitha pjesët jo shumë cilësore të zëvendësohen nga pjesët cilësore të regjistruara me sensorin e dytë.

Kjo teknologji do të vlejë shumë për ato pjesë ku mungojnë disa piksela (pixel) të cilat do të zëvendësohen menjëherë me versionin cilësor.

Gjatë përpunimit të imazhit ose videos përveç pikselëve të munguar teknologjia do të identifikojë dhe probleme të tjera të cilësisë duke krahasuar “statistikat e imazheve” të ruajtura në memorie. Në këtë mënyrë do të vendoset automatikisht balanca e ngjyrave apo kontrasti.

Kamerat me sensorë të dyfishtë nuk janë një teknologji e re, por ato do të përbëjnë një inovacion për pajisjet mobile madje edhe për kompjuterët desktop apo laptop-ët. (PCWorld Albanian)

apple sensor

Lajmet e fundit>