Blog

Apple, Google dhe Facebook tërhiqen nga apelimi i urdhrit ekzekutiv të Trump

Mar 16 2017
0 Shpërndarje
Apple, Alphabet dhe Facebook janë në mesin e 60 kompanive teknologjike të cilat janë tërhequr nga beteja ligjore që premtuan ndaj urdhrit ekzekutiv të Trump për emigrantët. Apple, Google dhe Facebook tërhiqen nga apelimi i urdhrit ekzekutiv të Trump

Apelimi i vendimit përmbante firmat e 58 kompanive nga 127 që ishin premtuar një muaj më parë pasi Trump vendosi të ndalonte hyrjen e qytetarëve të disa vendeve me shumicë myslimane.

Airbnb, Dropbox dhe Kickstar janë disa prej kompanive të cilat vendosën të mos tërhiqeshin. Kompania të tjera të cilat dhanë firmën e tyre u tërhoqën këto javë si Microsoft, eBay, Intel, Netflix dhe Twitter.

Megjithatë beteja ligjore do të vijojë pavarësisht tërheqjes së emrave të mëdhenj. Trump e sheh si të rëndësishëm urdhrin e ekzekutiv për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Kompanitë do të kenë mundësi të ribashkohen ndërsa çështje kalon nëpër sistemet gjyqësore. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>