Lajmet

Apple, Google, Microsoft dhe kompani të tjera kërkojnë reformimin e NSA-së

Dec 9 2013
0 Shpërndarje
Apple, Google, Microsoft dhe kompani të tjera kërkojnë reformimin e NSA-së

Tetë ndërmarrjet më të mëdha të teknologjisë janë bashkuar në kuadër të nismës kundër programeve të mbikëqyrjes të lëshuara nga NSA-ja dhe kërkojnë reforma gjithëpërfshirëse.

AOL, Apple, Facebook, Google, LinkedIn, Microsoft, Twitter dhe Yahoo kanë nënshkruar një letër për presidenti Obama dhe kongresin amerikan për të cilën The Hill raporton që do të dalë në shtypin kombëtar të hënën.

“Ne e kuptojmë që qeveritë kanë një detyrë për të mbrojtur qytetarët e tyre,” thuhet në fillim të letrës. “Por zbulimet e kësaj vere theksuan nevojën urgjente për të reformuar praktikat e mbikëqyrjes së qeverisë në mbarë botën.” Letra po ashtu duket në një uebfaqe të re, Reformoni Mbikëqyrjen e Qeverisë, që më tej thekson pozitat e grupit.

Shumica e këtyre ndërmarrjeve nënshkruan një letër të hapur në tetor duke kërkuar ndryshime në rrugën se si NSA operon dhe të gjitha kanë mbështetje nga dekretet duke iu mundësuar atyre që të zbulojnë më tepër në lidhje me kërkesat për të dhëna nga qeveria, por fushata Reformoni Mbikëqyrjen e Qeverisë është më popullore dhe e qartë rreth asaj se çfarë presin këto ndërmarrje në të ardhmen nga autoritetet.

Koalicioni bën thirrje për pesë principe prapa reformës së mbikëqyrjes: kufizimi i autoritetit të qeverisë për të grumbulluar informacione të përdoruesve, mbikëqyrja dhe llogaridhënia, transparenca rreth kërkesave të qeverisë, respektimi i rrjedhës së lirë të informatave dhe shmangia e konflikteve mes qeverive.

“Siguria e të dhënave të përdoruesve është e rëndësishme, që është arsyeja pse ne kemi investuar aq shumë në enkriptim dhe luftim për transparencë rreth kërkesave të qeverisë për informacione,” thotë shefi ekzekutiv i Google, Larry Page.

“Kjo është gërryer nga grumbullimi i dukshëm me shumicë i të dhënave, në fshehtësi dhe pa mbikëqyrje të pavarur, nga shumë qeveri përreth botës.” (PCWorld Albanian)

panopticon_large_verge_medium_landscape

Lajmet e fundit>