Lajmet

Apple hap blog të posaçëm për gjuhën e re programuese Swift

Jul 13 2014
0 Shpërndarje
Apple hap blog të posaçëm për gjuhën e re programuese Swift

DSC_1566.0_standard_640.0Punonjësit e Apple zakonisht nuk shkruajnë publikisht në blog për ndonjë gjë, por kjo është ajo që tani po ndodh me inxhinierët që e kanë ndërtuar gjuhën e re programuese të kompanisë, Swift.

Gjatë ditës së premte, kompania në heshtje lëshoi një blog të ri për Swift që premton të sjell një “pamje prapa-skenave në dizajnimin” e gjuhës programuese “nga inxhinierët që e krijuan atë.” Deri tani, janë bërë vetëm dy postime: njëri që e paraqet blogun dhe tjetri që tregon hollësisht për mundësitë e gjuhës programuese. Me fjalë të tjera, mos prisni ndonjë gjë edhe aq sekrete në të.

Apple ka larguar nevojën për të qenë anëtar me pagesë i programeve të veta për zhvillim për iOS ose Mac në mënyrë që të shkarkohet një version beta i Xcode 6, që iu mundëson programuesve të bëjnë projekte të bazuara në Swift.

Swift ishte paraqitur muajin e kaluar në konferencën vjetore për zhvilluese që mbahet nga kompania Apple dhe iu mundëson zhvilluesve të formojnë aplikacione që punojnë në iOS dhe OS X.

Premtimi i madh me të cilin vjen kjo gjuhë është duke iu mundësuar zhvilluesve që në shpejtësi të vendosin dhe të testojnë aplikacione pa pasur nevojë që të bëjnë kompilimin e tyre. Apple është duke e cilësuar atë po ashtu si më të lehtë për t’u mësuar dhe punuar se sa Objective-C, që ka qenë për një kohë të gjatë gjuha programuese kyçe e kompanisë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>