Blog

Apple hap një llogari zyrtare në Instagram

Aug 7 2017
0 Shpërndarje
Pa treguar iPhone, Apple po përdor faktorin ekzistencial të Instagram për të promovuar kamerën e telefonit. Apple hap një llogari zyrtare në Instagram

Apple zyrtarisht ka lançuar një llogari Instagram. Po ndryshe nga sa prisnit, Apple nuk e ka përdorur këtë llogari për të ndarë foto të produkteve të saj por foto të realizuara me iPhone.

Pa treguar iPhone, Apple po përdor faktorin ekzistencial të Instagram për të promovuar kamerën e telefonit.

Bazuar në postimet e para Apple ka gjetur disa fotot të realizuar me iPhone dhe shpërndarë në llogarinë e kompanisë natyrisht me lejen e autorëve.

Apple përdor galeritë për të publikuar pesë foto njëherazi nga krijues të ndryshëm. Gjithashtu kompania po përdor videot për të ndarë disa foto njëherazi, duke u shtuar zë dhe intervistuar krijuesit.

Kjo nuk është llogaria e parë e Instagrami të Apple. Apple Music ka 2.2 milion ndjekës. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>