Harduer

Apple HomePod është përgjigja e Apple ndaj Amazon Alexa Echo

Jun 6 2017
0 Shpërndarje
Asistenti dixhital i Apple, Siri, do të integrohet në boksin 349 dollarësh hde mund të dërgojë rekomandime të muzikës, Apple HomePod është përgjigja e Apple ndaj Amazon Alexa Echo Photo Source: Reuters

Ditën e Hëne Apple prezantoi HomePod, një boks i kontrollueshëm përmes komandave zanore i cili mund tu sugjerojë përdoruesve këngë e të ndryshojë temperaturën e dhomës, duke u shndërruar në rivalin e drejtpërdrejtë të pajisjeve Amazon Echo dhe asistentit Alexa.

Lëvizja është e para në një hapësirë të re për Apple pas plot dy vitesh si kompania teknologjike më me vlerë në planet e cila shikoi teksa shitjet e iPhone po binin dita ditës dhe vërejti nevojën për të zbuluar mënyra të reja të gjenerimit të të ardhurave.

A prototype Apple HomePod is seen during the annual Worldwide Developer Conference (WWDC) in San Jose, California, U.S. June 5, 2017. REUTERS/Stephen Lam

Asistenti dixhital i Apple, Siri, do të integrohet në boksin 349 dollarësh hde mund të dërgojë rekomandime të muzikës, të dërgojë mesazhe me tekst, të kontrollojë lajme dhe rezultatet e ndeshjeve, si të dhe të kontrollojë dritën dhe temperaturën e ambientit.

Përdoruesve të HomePod do tu mungojnë funksionalitete si porositja e miliona produkteve të Amazon apo ushqimet nga restorantet Domino të cilat ofrohen nga Alexa.

HomePod ka madhësinë se 18 cm dhe është i mbuluar nga një rrjetë pëlhure. Pajisja del në shitje në Dhjetor në SHBA, Britani dhe Australi. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>