Biznes

Apple i jep fund prodhimit të iPad 2, rikthehet iPad 4

Mar 18 2014
0 Shpërndarje
Apple i jep fund prodhimit të iPad 2, rikthehet iPad 4

iPad-4Pasi lançoi modelin e iPhone 5C me 8 GB hapësirë gjatë kësaj jave, Apple i ka dhënë përfundimisht fund prodhimit të gjeneratës së dytë të iPad-it, duke e zëvendësuar atë plotësisht me iPad-in e gjeneratës së katërt, i cili ka ekran me Retina.

Ky “rizgjim” i iPad 4 është disi i çuditshëm po të marrim parasysh se në momentin e lançimit të iPad Air disa muaj më parë, këtij modeli tableti iu dha fund. Në atë kohë, në treg u la vetëm iPad 2, i cili është tablet i lançuar në mars 2011.

Gjithsesi, tashmë iPad 2 është hequr plotësisht nga dyqani Apple Store. Ai është zëvendësuar me gjeneratën e katërt të iPad-it, atë me 16 GB dhe me ekran Retina për 399 $. Përveç ekranit me Retina dhe procesorit më të shpejtë, një prej ndryshimeve të rëndësishme mes dy modeleve është karikuesi i ri, të cilin nuk e kishte iPad 2. Të vetmet pajisje që kanë karikuesin e vjetër 30-pin në Apple Store janë për momentin vetëm iPhone 4S dhe iPod Classic. (PCWorld Albanian)

Tags >

Appleipad
Lajmet e fundit>