Harduer

Apple i përgjigjet Android-it: Vjen iPhone-i i lirë

Nov 25 2012
0 Shpërndarje
Apple i përgjigjet Android-it: Vjen iPhone-i i lirë

Kanë dalë zëra se Apple po përgatit një model më të ri të iPhone-it, çmimi i të cilit do të jetë vetëm 200 dollarë.

Android sot plotësisht dominon në tregun e telefonave të mençur dhe ky sistem operativ është i instaluar në modelet më të avancuara si Samsung Galaxy S3, Note 2 dhe HTC One X, por edhe në një numër të modeleve më të lira kështu që personat që dëshirojnë të blejnë një smartfonë të lirë gati se nuk kanë zgjidhje tjetër përveç Android-it.

Para disa viteve në internet u shfaqën thashetheme se Apple, në mënyrë që ti konkurrojë Android-it, po synon të prezantoj një model më të vogël të telefonit të tij (iPhone mini) i cili do të duhej të kishte ekran më të vogël (atë kohë modelet e iPhone-it kishin ekran prej vetëm 3,5 inç) dhe çmim më të ulët, por këto thashetheme u treguan të pavërteta.

Gene Munster, një analist i njohur i cili me vite e përcjellë këtë kompani konsideron se Apple ka plane të reja rreth modelit më të lirë të iPhone-it. Duke pasur parasysh gjendjen në treg dhe tendencën për ekrane më të mëdhenj është e sigurt se iPhone-in me ekran më të vogël se 3,5 inç mund ta harrojmë, por për këtë shkak kompania po mendon për çmimin i të cilit do të ishte 200 dollarë në shitje të lirë.

Çmimi i modelit bazë (të riut) të iPhone-it në SHBA është 200 dollarë, por më nënshkrimin e kontratës dyvjeçare, Apple me modelin e shitur merr rreth 600 dollarë, kurse operatorët mobil ato harxhime i kompensojnë me çmimin e abonimit gjatë atyre dy viteve të ardhshme.

Apple lajmëron iPhone 5

Në Business Insider thonë se ky sistem i shitjes së telefonave të lirë me abonim nuk zbatohet në Kinë dhe Indi dhe për këtë shkak Apple ka shumë pak pjesë në tregun e këtyre dy vendeve dhe se nëse dëshirojnë të konkurrojnë në tregjet me tre miliardë përdoruesish potencial të telefonave të mençur duhet të gjejnë zgjiidhje për këtë problem, kurse zgjedhja është në shitjen e iPhone-it të lirë të cilin përdoruesit mund ta blejnë në shitje të lirë, pa përfshirjen e operatorëve.

Kush është kërcënimi më i madh ndaj Apple

Munster beson se Apple këtë lloj të lirë të iPhone-it i cili kushton vetëm 200 dollarë mund ta prezantoj gjatë vitit 2014, kurse për momentin nuk ka kurrfarë informacioni për opsionet e këtij telefoni.

Megjithatë, Apple nuk ka shitur kurrë pajisje të lira sepse besojnë se çmimi më i madh i pajisjeve të tyre i përgjigjet cilësisë së lartë, prezantimi i iPhone-it të lirë do të thoshte “ndryshim i madh i filozofisë korporative”, por duke patur parasysh se kjo kompani tashmë ka tjetër shef ekzekutiv i cili është shumë më fleksibil se Steve Jobs, nuk duhet të përjashtohet mundësia e ndryshimit të strategjisë të tanishme të Apple-s.

Krahasimet mes sistemeve operative iOS 6 dhe Jelly Bean

Një ndër këto ndryshime është gjithsesi edhe prezantimi i mëhershëm i iPad mini-t. Jobs më herët ka kritikuar tabletët me diagonale të ekranit më të vogël se që e ka iPad-i, por megjithatë në fund Apple prezantoi model më të vogël të tabletit dhe në këtë mënyrë tregoi se është e gatshme për kompromise dhe përshtatje të tregut (edhe pse tableti i tyre është shumë më shtrenjtë se pajisjet konkurrente si Kindle Fire dhe Nexus i Google).

Gene Munster beson se kjo kompani është përsëri e gatshme për ato kompromise dhe se për dy vite do të prezantoj iPhone-in çmimi i të cilit do të jetë 200 dollarë në shitje të lirë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>