Harduer

Apple iMac 21.5 inç ka memorje RAM dhe procesor që mund të zëvendësohen

Jun 9 2017
0 Shpërndarje
Pasi kaluan përtej adezivit i cili mbron ekranin 4K, iFixit zbuloi se modulet e memorjes nuk janë të ngjitura në motherboard si në modelet e kaluara. Apple iMac 21.5 inç ka memorje RAM dhe procesor që mund të zëvendësohen

iFixit publikoi çmontimin e kompjuterit të ri të Apple iMac 21.5 inç 4K dhe çuditërisht desktopi më i vogël AiO i Apple ka të zëvendësueshëm RAM-in dhe procesorin Kaby Lake.

Ekipi i iFixit arriti në këtë përfundim pas zbërtheu një model 1,299 dollarësh i cili kishte në përbërje procesor Kaby Lake 3,0 Ghz, 8GB memorje DDR4, grafika Radeon Pro 555 me 2GB VRAM dhe 1 Terabajt hardisk me 5,400 rrotullime në minut.

Pasi kaluan përtej adezivit i cili mbron ekranin 4K, iFixit zbuloi se modulet e memorjes nuk janë të ngjitura në motherboard si në modelet e kaluara. Po ashtu ata mësuan se procesori core i5-7400 Kaby Lake qëndronte në një fole LGA 1151 i cili mund të zëvendësohej lehtësisht.

Versioni më i fundit iMac me memorje të zëvendësueshme ishte ai i 2013-ës ndërsa i fundit me procesor modular ishte i 2012-ës.

Vlen të theksohet se Apple nuk i konsideron këto pjesë si të zëvendësueshme. Përtej këtyre fakteve iFixit i dha notën 3 nga 10 për riparimin e iMac 21.5 inç. Në fund të fundit është një përmirësim me modelin e 2015-ës i cili mori notën 1. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>