Lajmet

Apple iOS 10.3 i disponueshëm: Çfarë ka të re?

Mar 27 2017
0 Shpërndarje
Beta e parë u publikua më 26 Janar. Por çfarë kemi të re në iOS 10.3? Apple iOS 10.3 i disponueshëm: Çfarë ka të re? Photo Source: Apple

Apple zyrtarisht prezantoi iOS 10.3 publikisht, një përditësim i cili konsiderohet i rëndësisë së lartë nga kompania.

Janë publikuar gjithsej 7-të beta publike të iOS 10.3 përpara se të mbërrinte versioni final. Beta e parë u publikua më 26 Janar. Por çfarë kemi të re në iOS 10.3?

Find my AirPods

Një prej problemeve më të mëdha të kufjeve wireless të reja të Apple të quajtur AirPods ishte humbja e tyre dhe pamundësia për ti lokalizuar. Për fat të mirë iOS 10.3 sjell një funksionalitet për të gjetur kufjet e humbura me nga aplikacioni “Find My iPhone.”

Me “Find my iPhone” mund të dërgoni një tingull tek AirPods për lokalizimin e tyre. Diçka të tilla mund ta bëni edhe me vetëm njërën prej kufjeve nëse u ka humbur.

Wi-Fi Calling

Për fat të keq ky funksionalitet është i disponueshëm vetëm në SHBA dhe konkretisht në rrjetet AT&T, Verizon, T-Mobile, Sprint, MetroPCS dhe Simple Mobile.

Me këtë risi përdoruesit në Shtetet e Bashkuara mund të dërgojnë dhe marrin thirrje përmes rrjetit Wi-Fi nga pajisje si imac, Mac Mini, MacBook, iPad, iPod dhe Apple Watch pa dërguar thirrjet tek telefoni i tyre iPhone.

Përfitime të reja për zhvilluesit

Zhvilluesit do të përfitojnë veçori të reja në iOS 10.3. Disa prej tyre janë mundësia për tu përgjigjur vlerësimeve të konsumatorëve apo për të përditësuar ikonat e aplikacionit.

Tani e tutje zhvilluesit mund të përditësojnë ikonat pa qenë nevoja të dërgojnë një përditësim aplikacioni. Ky ndryshim do të jetë shumë i dobishëm sidomos për ata zhvillues që duan të shtojnë elementë sezonale në ikonat e tyre.

Largohet mbështetja për aplikacioni 32-bit

Apple ka hequr mbështetjen për aplikacionet 32-bit në iOS 10.3. Nëse një aplikacion është i ndërtuar në 32-bit, do të shfaqet një paralajmërim i cili thotë “Ky aplikacion nuk do të funksionojë me versionet e ardhshme të iOS. Zhvilluesi i këtij aplikacioni duhet ta përditësojë për të përmirësuar përshtatshmërinë.” Apple ka paralajmëruar zhvilluesit që prej Shkurtit të 2015-ës për këtë ndryshim.

Animacione të reja të aplikacioneve

Apple ka përmirësuar ndjeshëm animacionet gjatë hapjes dhe mbylljes së aplikacioneve. Tashmë kur hapni një aplikacion ai ka skaje të lakuara. Kjo është e dukshme vetëm aplikacionet që marrin kohë përpara se të hapen.

Apple ID në Menunë e Cilësimeve

Një menu e re “Apple ID” është shtuar në aplikacionin “Settings.” Kjo menu tregon informacionin e Apple ID dhe të gjitha pajisjeve në të cilat je kyçur me këtë ID. Gjithashtu tregon cilat pajisje janë lidhur me iCloud, iTunes, App Store dhe Family Sharing.

iCloud

iOS 10.3 përmban një seksion të ri iCloud në Apple ID i cili tregon përdorimin e memorjes cloud. Ky funksionalitet tregon gjithashtu cilat aplikacione përdorin iCloud.

Përditësimi i SiriKit

Apple ka përditësuar SiriKit në mënyrë që zhvilluesit të ndërtojnë aplikacione të cilat përdorin Sirin për të kryer pagesa dhe prenotuar taksi Uber.

Apple Maps

iOS 10.3 sjell një përditësim në aplikacionin e hartave me mbështetjen e Prekjes 3D. Tani kur shtypni më fort mbi ikonën e aplikacionit Maps do tu shfaqen disa opsione të shpejta si parashikimi i motit për vendodhjen aktuale.

Apple File System (APFS)

Një ndryshim më pak i prekshëm se të tjerët është sistemi i ri skedarëve në iOS 10.3 i quajtur APFS. Ky sistem është i përshtatur për memorjet Flash dhe SSD me enkriptim më të fuqishëm dhe klonim më të shpejtë të skedarëve.

Formati i ri do të zëvendësojë HFS+, një sistem i cili daton nga 1998.

Disa përditësime më më vogla

Ekzistojnë gjithashtu një numër i konsiderueshëm ndryshime më pak të rëndësishme sesa ato që u përmendën më lart. Apple CarPlay u jep përdoruesve akses në aplikacionet më të fundit të përdorura dhe lokalizimin e stacioneve të ngarkimit për makinat elektrike.

Ju mund të instaloni iOS 10.3 duke lidhur pajisjen tuaj me iTunes ose duke e shkarkua nga Settings – General – Software Update.

Përditësimi i ri është i disponueshëm në iPhone 5 dhe më lart, iPad 4 dhe më lart, iPod 6 dhe më lart. Përditësimi ka një madhësi prej 650 megabajt. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>