Lajmet

Apple iOS 11 i disponueshëm për tu shkarkuar

Sep 19 2017
0 Shpërndarje
Për iPad-ët ka edhe më shumë supriza. Softueri bën të mundur përdorimin e dy aplikacioneve njëherazi në ekran e madje të shtoni edhe një rresht të tretë. Apple iOS 11 i disponueshëm për tu shkarkuar

Sot Apple ashtu siç kishte premtuar solli versionin final të iOS 11-ës. Shumica e modeleve iPhone dhe iPad të prodhuar 5 vitet e fundit duhet të marrin përditësimin.

Mjafton të drejtoheni tek paneli i Settings dhe të kontrolloni për përditësime nën tabin General. Ata që kanë qenë pjesë e betave publike me shumë gjasa duhet të kenë marrë versionin më të fundit.

Apple prezantoi iOS 11 në konferencën e zhvilluesve WWDC në Qershor dhe është përditësim vjetor që të gjithë presin nga kompania.

Jo vetëm që sjell fuqitë e realitetit të shtuar, një aplikacion të ri Files, por edhe përmirësime të Siri, kapjes dhe editimit të imazheve të ekranit dhe më shumë personalizim në ndërfaqen e Control Center.

Për iPad-ët ka edhe më shumë supriza. Softueri bën të mundur përdorimin e dy aplikacioneve njëherazi në ekran e madje të shtoni edhe një rresht të tretë.

Me “drag-and-drop” mund të lëvizni të dhëna dhe skedarë më lehtë se kurrë më parë në iPad.

Shumica e këtyre veçorive do të duhet të përditësohen dhe të ofrojnë mbështetje për palët e treta përpara se të bëhen pjesë integrale e platformës.

Por gjithashtu janë hapa të qëndrueshëm drejt unifikim të ndërfaqes mobile të Apple për ekrane të madhësive të ndryshme si dhe ndihmuar pajisjet iOS për të konkurruar me pajisjet me tastiera. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>