Lajmet

Apple iOS 11 do të ketë një aplikacion të dedikuar për menaxhimin e të dhënave

Jun 5 2017
0 Shpërndarje
Një aplikacioni i ri me titull "Files" është shfaqur në dyqanin e aplikacioneve të Apple App Store i cili ende nuk mund të shkarkohet. Apple iOS 11 do të ketë një aplikacion të dedikuar për menaxhimin e të dhënave

Sipas një informacioni të publikuar pak orë përpara fillimit të konferencës së zhvilluesve WWDC, përdoruesit e iPhone mund të kenë të shpejti në duar një aplikacion për menaxhimin e skedarëve në telefonin e tyre.

Një aplikacioni i ri me titull “Files” është shfaqur në dyqanin e aplikacioneve të Apple App Store i cili ende nuk mund të shkarkohet.

Ofrimi i një aplikacioni të tillë në App Store në një farë mënyrë lë të kuptohet se Files do të jetë pjesë integrale e iOS 11 kur të debutojë. Do të thotë se përdoruesit mund ta shkarkojnë përsëri nëse e kanë fshirë më parë.

Përdoruesit mund të fshijnë aplikacionet e instaluara të Apple që nga iOS 10-ta. Aplikacioni tashmë është larguar nga dyqani dhe detajet rrethi vijojnë të jenë mister.

Platforma rivale Android ofron prej kohësh një aplikacion të tillë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>