Blog

Apple iOS 11 do të shpëtojë përdoruesit e iPhone nga rrjetet e dobëta Wi-Fi

Jul 26 2017
0 Shpërndarje
Por zakonisht përdoruesit nuk janë në distancën e duhur apo ka raste kur edhe i njëjti rrjet u kërkon kredenciale të reja. Apple iOS 11 do të shpëtojë përdoruesit e iPhone nga rrjetet e dobëta Wi-Fi Photo Source: Reuters

Një eksperiencë që të gjithë e kemi provuar kur përdorimi internet publik wireless, Apple më në fund do të rregullojë një prej problematikave kryesore të rrjeteve wireless.

Kur lidheni me një rrjet Wi-Fi pranë një kafeneje apo vendi publik, telefoni juaj ruan kredencialet e rrjetit dhe përpiqet të lidhet sa herë që gjendeni pranë.

Por zakonisht përdoruesit nuk janë në distancën e duhur apo ka raste kur edhe i njëjti rrjet u kërkon kredenciale të reja.

iOS 11 synon të adresojë këtë probleme duke identifikuar rrjetet problematike dhe ndaluar përdoruesit të lidhen me to. Nëse telefoni mëson se një rrjet ka tendencën të mos funksionojë siç duhet, do të ç’aktivizojë lidhje automatike edhe nëse ka kredencialet e rrjetit.

Kjo do të thotë se duhet ta bëni manualisht megjithse dyshojmë se keni për ta bërë për një Wi-Fi që nuk funksionon.

Problemi me këtë funksionalitet të ri qëndron tek fakti se është telefoni që përzgjedh nëse rrjeti është i dëmshëm ose jo. Kjo do të thotë se mund të ç’aktivizohet lidhje me rrjetet e mira.

Në vitet e fundit me çdo përditësim Apple ka synuar të reduktojë problemet e Wi-Fi. Me iOS 9 solli Wi-Fi Assist i cili identifikonte Wi-Fi e dobëta dhe kalonte përdoruesit në 3G ose 4G.

Por edhe kjo shkaktoi probleme sepse përdoruesit po ankoheshin se në mënyrë të pavullnetshme kishin konsumuar sasinë e internetit duke menduar se janë në Wi-Fi. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>