Harduer

Apple iPhone e rinj me ekrane të mëdha, çmime më të larta

Sep 12 2018
0 Shpërndarje
Karakteristik për të është ekrani OLED me ngjyra më të pasura. Wall Street parashikon që ky model të kushtojë 1,049 deri në 1,099 dollarë krahasuar me 999 dollarë një vit më parë. Apple iPhone e rinj me ekrane të mëdha, çmime më të larta

Apple pritet të thyejë barrierën e 1,000 dollarëve kur të prezantojë ditën e sotme iPhone e rinj, por Wall Street është i shqetësuar se sa mund të jetë kjo rritje çmimesh.

Vlera e tregut e Apple kaloi 1 trilion dollarët dhe kompania e ka të nevojshme të ruajë rritjen në një kohë kur kërkesa globale për telefonë po bie.

Një mënyrë e ruajtjes së rritjes së kompanisë është ti mësosh njerëzit të blejnë telefonë më të shtrenjtë.

Modeli më i shtrenjtë i iPhone do të jetë 6.5-inç me ekran pa kornizë dhe do të quhet iPhone X Plus ose Max.

Karakteristik për të është ekrani OLED me ngjyra më të pasura. Wall Street parashikon që ky model të kushtojë 1,049 deri në 1,099 dollarë krahasuar me 999 dollarë një vit më parë.

Një telefon i dytë, me ekran 5.8-inç po OLED, do të quhet iPhone XS, i ngjashëm me iPhone X por me procesor më të fuqishëm.

Ende një model i tretë me ekran 6.1-inç do të debutojë dhe quhet iPhone 9. Ky është telefoni që ka intriguar më së shumti analistët sepse do të ketë ekran LCD dhe jo OLED.

Dizajni i tij do të jetë i përafërt me atë të iPhone X dhe jo iPhone 8. Është ky telefon që do të joshë konsumatorët me telefonë Apple 4-5 vjeçar.

Ndërsa disa analistë flasin për çmim prej 699 dollarësh për iPhone 9, Goldman Sachs thotë se do të shkojë deri në 849 dollarë.

Megjithatë edhe rivalët e kompanisë kanë luajtur me çmimet vitet e fundit. Disa modele të Samsung kushtojnë po aq sa të Apple.

Krahas telefonëve të rinj, Apple do të prezantojë edhe dy variante në ngjyrë të artë për modelet OLED, një version të ri të Apple Watch dhe kufje të reja wireless AirPods. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>