Harduer

Apple iPhone humbet pjesëmarrje në treg

Feb 2 2010
0 Shpërndarje
Apple iPhone humbet pjesëmarrje në treg

Sipas një raporti nga ABI Research dhe i cili u botua në Wall Street Journal, gjersa shitjet e Apple iPhone u rritën gjatë çerekut të katërt dhe u shitën mbi 8.7 milion iPhone, tregu i smartphone u rrit për 26 përqind, dhe Motorla e Nokia po ngushtojnë pjesëmarrjen e iPhone në treg

Anembanë botës Nokia, ende tejkalon me të madhe pjesëmarrjen e Apple në treg, por qartë vërehet se kjo pjesëmarrje ka pasur ndikime nga suksesi i Apple.

Ajo çfarë po shihet është se Apple po e di sesi të bëjë produkte fitimprurëse, dhe sipas raporteve të plasura më herët gjatë kësaj jave, gati 20 përqind e NAND Flash është marrë nga kjo kompani nga prodhues të mëdhenj si Samsung.

Analistët sugjerojnë se kjo kompani ka pranuar të mira speciale nga Samsung gjatë çerekut të katërt të vitit 2009, gjë që nënkupton zbritje të konsiderueshme për komponentet me të cilat u furnizua.

Ndoshta Samsung e ka të vështirë të shes komponente të lira për Apple, kur e di se kjo kompani shet iPhone me një çmim të lartë, por dihet se kësisoj e ka natyrën bisha e quajtur Apple dhe deri më tani strategjia e saj nuk ka dështuar asnjëherë.

Lajmet e fundit>