Lajmet

Apple iPhone X nuk mund të shkruajë germën “i”

Nov 7 2017
0 Shpërndarje
Apple ka premtuar një riparim të plotë në përditësimin e radhës. Kompania thotë se jo të gjithë përdoruesit e iOS 11.1 janë prekur. Apple iPhone X nuk mund të shkruajë germën “i”

Ça përdorues të iPhone u irrituan ditën e djeshme pasi një përditësim në sistemin operativ iOS filloi në mënyrë të çuditshme të korrigjonte germën “i” në germë kapitale “a” dhe në një pikëpyetje.

Versionet e prekura janë iOS 11.1 për iPhone dhe iPad.

“Kam një telefon që më ka kushtuar 1,150 dollar dhe nuk mund të lexojë germën i” shkruante gazetari i teknologjisë për Quartz Mike Murphy në Twitter.

Apple ka përshkruar një zgjidhje të përkohshme të problemit në uebsajtin e saj. Ky riparim inkurajon përdoruesit të editojnë tastierën e iOS me karakterin e duhur.

Apple ka premtuar një riparim të plotë në përditësimin e radhës. Kompania thotë se jo të gjithë përdoruesit e iOS 11.1 janë prekur.

Një diskutim online është hapur në uebsajtin e Apple. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>