Lajmet

Apple iTunes Store, me një pamje të re

Oct 13 2014
0 Shpërndarje
Apple iTunes Store, me një pamje të re

gsmarena_001Google Play Store nuk është i vetmi dyqan online, i cili u rimodelua tërësisht këtë vit, pasi edhe kompania Apple ka vendosur të përditësojë iTunes Store me një dizajn të ri. Dyqani online Apple iTunes, tashmë ka një pamje të ngjashme me platformat OS X Yosemite dhe Apple iOS.

Ashtu si ndërfaqja e Apple TV që është rimodeluar së fundmi, edhe ndërfaqja e përdoruesve të aplikacionit iTunes Store ka tashmë një pamje më të qartë. Faqet me artikuj për individë janë ndryshuar gjithashtu. Shkrimi është më i vogël për t’i lënë më shumë hapësirë shfaqjes së figurave në ekran. Kjo ndërfaqe e re do të vijë shumë shpejt tek pajisjet e përdoruesve. Apple do të prezantojë platformën OS X Yosemite këtë të enjte, më 16 tetor. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>