Lajmet

Apple iu tregon zhvilluesve që aplikacionet nuk mund të ruajnë të dhëna nga HealthKit në iCloud

Sep 3 2014
0 Shpërndarje
Apple iu tregon zhvilluesve që aplikacionet nuk mund të ruajnë të dhëna nga HealthKit në iCloud

9432-1118-iOS8-iPhone5s-lApple ka përditësuar politikën e privatësisë për shërbimin e vet HealthKit për ta bërë të qartë për zhvilluesit që aplikacionet e tyre nuk mund të ruajnë informacione në iCloud. Vetëm javën e kaluar, kjo kompani ndryshoi politikat për të shpjeguar që të dhënat nuk ishin të qasshme për reklamuesit.

iCloud momentalisht është duke zënë kryetitujt e lajmeve për arsye të gabuara, pasi hakerët arritën të sigurojnë qasje në fotografi private që iu përkisnin personaliteteve të famshme nëpërmjet shërbimit të ngarkesës në cloud të kompanisë Apple.

Apple refuzoi deklaratat që sistemi i vet është thyer – kjo kompani thotë që vjedhjet ishin si rezultat i “një sulmi shumë të shënjestruar” në llogaritë e personaliteteve duke përdorur emrat e përdoruesit dhe fjalëkalimet e tyre. Rregullat po ashtu janë përditësuar për të ofruar qartësim të mëtejshëm për shtojcat Homekit dhe TestFlight. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>