Harduer

Apple iWatch do të karakterizohet nga dizajnë dhe madhësi ekranesh të shumëfishta

Jun 20 2014
0 Shpërndarje
Apple iWatch do të karakterizohet nga dizajnë dhe madhësi ekranesh të shumëfishta

iwatch-concept-future-010Kanë qarkulluar shumë informacione rreth orës inteligjente të Apple, e quajtur iWatch dhe Wall Street Journal raporton se do të jenë disa dizajnë me madhësi të ndryshme të ekranit të cilat mund të lançohen në muajin tetor të këtij viti. Në veçanti, ora inteligjente thuhet se do të karakterizohet nga më shumë se 10 sensorë, disa prej të cilëve janë specifikisht për shëndetin dhe ushtrimet trupore.

Herët këtë muaj, Apple vuri në dijeni publikun rreth një softueri i quajtur HealthKit për iOS 8 që bën të mundur që aplikacionet nga palët e treta të ruajnë të dhëna për akses më të shpejtë dhe ndërveprim më të lehtë në një vend të vetëm duke përdorur aplikacionin e shëndetit.

Një veshje teknologjike e pajisur me sensorë duket të jetë diçka fantastike veçanërisht për këtë sektor që po flasim si shëndeti dhe fitnesi ku kohët e fundit po shtyn ekspansionin e saj në pajisjet teknologjike të ditëve të sotme. Wall Street Journal citon një furnizues pjesësh së pajisjeve të Apple që thotë se kjo kompani ka në plan të dërgojë 10-15 milion njësi të orës së saj inteligjente që nga lançimi deri në fundin e këtij viti. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>