Harduer

Apple iWatch mund të fillojë shitjet në muajin tetor

Jun 8 2014
0 Shpërndarje
Apple iWatch mund të fillojë shitjet në muajin tetor

gsmarena_001Përpara se të fillonin hamendësimet rreth iPhone 6 se çfarë do të sillte ky smartfon, u përfol për një orë inteligjente të Apple. Ngaqë Apple erdhi dhe u largua nga eventi WWDC pa një iPhone, iPad ose iWatch thashethemet tashmë po flasin rreth parashikimeve për muajin tetor. Sipas një furnizuesi të materialeve të pajisjeve që kanë lidhje të afërta me çështjen, Apple do të lëshojë orën e saj inteligjente në muajin tetor dhe ka për qëllim të prodhojë diku mes 3 dhe 5 milion njësi në muaj.

Burimet spekulojnë se iWatch mund të ketë një ekran OLED të lakuar dhe sensor që mbledhin të dhëna si sasia e sheqerit në gjak, konsumin e kalorive, aktivitetin e gjumit dhe nivelet e oksigjenit në gjak. Ora inteligjente gjithashtu mund të mbledhë të dhëna biometrike duke përdorur Touch ID e iPhone. iWatch pritet të ketë një version të modifikuar të platformës mobile të Apple iOS 8 dhe besojmë se do të ketë aplikacione të shëndetit si dhe fitnesit. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>