Analiza

Apple: janë shkarkuar 30 miliardë aplikacione nga App Store

Jun 11 2012
0 Shpërndarje
Apple: janë shkarkuar 30 miliardë aplikacione nga App Store

Apple thotë se tani ka 700.000 aplikacione në App Store, si dhe 400 milionë llogari të App Store me informacione të kredit kartelave.

Gjatë fjalimit në Konferencën Mbarëbotërore të Zhvilluesve, shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, bëri me dije se kompania me seli në Cupertino, Kaliforni tani ka 400 milionë llogari në App Store.

Për më tutje, kompania poashtu ka 700.000 aplikacione në App Store, dhe përdoruesit deri më tani kanë shkarkuar rreth 30 miliardë aplikacione.

E gjitha kjo i ka mundësuar Apple, që të shpenzoj rreth 5 miliardë dollarë për të paguar zhvilluesit që nga lansimi i tregut.

Konferenca Mbarëbotërore e Zhvilluese e organizuar nga Apple, është njëra prej ngjarjeve më të ndjekura dhe më kryesorja në botë.

Edhe pse kjo konferencë kryesisht fokusohet në softuerët e Apple dhe programet që zhvilluesit krijojnë për sistemin operativ të kompanisë, kësaj radhe ka pasur lajme edhe për harduerë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>