Analiza

Apple jep detaje për kostot e riparimit të iPhone 6 dhe 6 Plus

Sep 21 2014
0 Shpërndarje
Apple jep detaje për kostot e riparimit të iPhone 6 dhe 6 Plus

gsmarena_001Apple ka dhënë më detaje kostot e riparimit të telefonëve iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus. Këto kosto janë ndarë në 3 kategori: dëmtim ekrani, probleme me baterinë dhe riparime për pjesët e tjera.

Zëvendësimi i një ekrani paraqitës së iPhone 6 do t’ju kushtojë 109 dollarë, ndërsa për telefonin iPhone 6 Plus 129 dollarë. Shuma prej 6.95 dollarësh do t’i shtohet kësaj shifre për shkak të transportit dhe taksave lokale. Ndërrimi i baterisë së të dyja varianteve të iPhone do të kushtojë 79 dollarë së bashku me transportin dhe taksat.

Në këtë rast ja vlen për tu theksuar se në garancinë 1 vjeçare të iPhone 6 thuhet që Apple do ta ndërrojë falas një bateri difektoze, prandaj ndoshta juve nuk do t`ju duhet ky shërbim. Riparimi i pjesëve të tjera përbërëse të telefonave iPhone kushton shumë, pa përfshirë ndërrimin e ekranit ose baterisë.

Kostot e riparimit të pjesëve të tjera përbërëse arrijnë shifrën 329 dollarë për iPhone 6 Plus dhe 299 dollarë për iPhone 6. Për këtë arsye Apple ka lëshuar sigurimin AppleCare+, i cili ju rregullon dëmtimet e telefonit tuaj në rast aksidenti për vetëm 79 dollarë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>