Softuer

Apple ka 99% të tregut të aplikacioneve mobile

Jan 19 2010
0 Shpërndarje
Apple ka 99% të tregut të aplikacioneve mobile

Kompania hulumtuese Gartner ka shpalosur figura të reja duke njoftuar se ka pasur 2.52 miliard shkarkime të aplikacioneve mobile në vitin 2009. Vetë Apple ka deklaruar në fillim të muajti se ka pasur më shumë se 3 miliard shkarkime deri më këtë datë në dyqanin e saj App Store, duke raportuar një figurë prej 500 milion shkarkime në fillim të vitit 2009.

Duke pasur parasysh këtë AsrTechnica, ka lajmëruar se Apple ka pasur diku rreth 2.5 miliard shkarkime në vitin 2009, duke pasur një pjesëmarrje tregu që kalon 99% (natyrisht nëse janë të sakta shifrat e Apple dhe Garnter).

Sipas kësaj Garnter parasheh që tregu i aplikacioneve mobile të vitit 2009 ka pasur një vlerë prej më shumë se 4.2 miliard dollarë. E falë kësaj financat e Apple janë rritur dukshëm falë pozicionit të saj në tregun mobil.
Lajmi i mirë për Apple është se Garnter parasheh se do të ketë vazhdim të ngritjes eksplozive të tregut të aplikacioneve mobile. Firma parashikon se do të ketë 4.5 miliard shkarkime të aplikacioneve në vitin 201, duke u rritur në 21.6 miliard në vitin 2013.

I vetmi shënim jo i këndshëm nga Gartner është se tetë prej dhjetë aplikacioneve do të jetë pa pagesë në vitin 2010, kurse kjo figurë do të rritet në 87% në vitin 2013.

“Me rritjen e popullaritetit të celularëve të mençur dhe me fokusimin e dyqaneve të aplikacioneve për disa lojtar në linjën e vlerave, më shumë konsumatorë do të eksperimentojnë me shkarkime të aplikacioneve” tha drejtori hulumtues i Gartner, Stephanie Baghdassarian.

“Lojërat mbesin aplikacioni numër 1, ndërsa blerjet mobile, rrjetet sociale dhe veglat e prodhimit vazhdojnë të rriten dhe të tërheqin sasi të vazhdueshme të të hollave”.

Lajmet e fundit>