Lajmet

Apple ka aprovuar 1 milion aplikacione për App Store

Nov 20 2012
0 Shpërndarje
Apple ka aprovuar 1 milion aplikacione për App Store

Deri ditën e hënë, Apple kishte aprovuar mbi 1 milion aplikacione për App Store, sipas të dhënave nga Appsfire, e cila është një platformë zbuluese për aplikacionet mobile.

Bashkëthemeluesi i Appsfire, Ouriel Ohayon tha për The Next Web se 493,298 e këtyre aplikacioneve ishin me pagesë dhe 158,848 ishin lojëra.

Në total, mbi 736,000 e këtyre aplikacioneve të aprovuara janë të disponueshme për iPhone apo iPad, për shkak se pjesa tjetër ishin hequr për arsye të problemeve me të drejtën e autorit ose sepse vetë krijuesi i kishte tërhequr ato nga dyqani online.

Apple raporton shpesh për numrin e aplikacioneve të disponueshmë në App Store, megjithatë nuk ka shumë gjasa që kompania të publikojë një deklaratë për shtyp së shpejti mbi numrin e aplikacioneve të janë aprovuar e më pas tërhequr nga dyqani.

Gjithsesi, këto shifra janë tepër impresionuese dhe tregojnë pa dyshim rritjen e tregut të aplikacioneve mobile.

Kompania lançoi për herë të parë iPad-in në vitin 2007 dhe krijoi App Store vitin në vijim. Apple-t iu desh mbi një vit për të arritur shifrën e 100 000 aplikacioneve në dyqan, ndërsa sot numërohen mbi 700 000 të tilla, 250 000 prej së cilave janë të dizajnuara posaçërisht për iPad.

Apple ka prej vitesh një avantazh në këtë aspekt krahasuar me konkurrentët e saj, megjithatë në Google Play u raportuan se ekzistonin mbi 700 000 aplikacione muajin e kaluar. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>