Lajmet

Apple ka ndaluar zhvilluesit të shesin dhe të ndajnë kontaktet e përdoruesve

Jun 13 2018
0 Shpërndarje
Apple ka shtrënguar rregullat e saj të App Store për të mbrojtur më shumë përdoruesit nga zhvilluesit të cilët dëshirojnë të mbledhin të dhënat e tyre ose t'ia shesin atë palëve të treta. Apple ka ndaluar zhvilluesit të shesin dhe të ndajnë kontaktet e përdoruesve

Apple ka shtrënguar rregullat e saj të App Store për të mbrojtur më shumë përdoruesit nga zhvilluesit të cilët dëshirojnë të mbledhin të dhënat e tyre ose t’ia shesin atë palëve të treta.

Më parë, zhvilluesit kërkonin kontaktet telefonike të përdoruesve dhe nganjëherë i shisnin ato të dhëna pa miratimin e qartë të përdoruesve ose kontakteve të tyre, sipas Bloomberg.

Ndryshimet e rregullave, të cilat u bënë javën e kaluar, shprehin në mënyrë eksplicite se zhvilluesit janë të ndaluar që t’i shndërrojnë adresat në një bazë të dhënash të kontakteve dhe ta shesin atë databazë. Ata gjithashtu nuk mund t’i kthejnë të dhënat në profile përdoruesish.

Zhvilluesit ende mund t’i pyesin përdoruesit për listat e kontakteve për përdorim brenda aplikacionit të tyre, por do t’u duhet t’u tregojnë përdoruesve saktësisht se çfarë do të bëjnë me të dhënat. Nëse ata kanë më shumë se një qëllim në mendje, ata do të duhet të kërkojnë pëlqimin e mëtejshëm.

Facebook u vu në shenjestër në mars për lejimin e një zhvilluesi të palës së tretë të merrte të dhënat e mbi 87 milionë njerëzve gjatë studimit të Cambridge Analytica.

Koha e rregullave të reja të App Store duket se tregon se Apple po përpiqet të parandalojë keqpërdorimin e të dhënave të ngjashme nga zhvilluesit e saj. Por kompania nuk mund të bëjë asgjë për të dhënat që tashmë janë mbledhur dhe potencialisht janë shitur nga zhvilluesit.

Dhe ndërsa Apple mund t’i heqë aplikacionet nga zhvilluesit që shkelin këto rregulla, nuk ka kontroll të plotë mbi atë që zhvilluesit zgjedhin të bëjnë me të dhënat pasi të jenë marrë nga përdoruesit, gjë që është problem i njëjtë me të cilin u ndesh Facebook.

Lajmet e fundit>