Lajmet

Apple ka në plan gjetjen e mënyrave për ndezjen e makinës me anë të iPhone-it

Apr 27 2013
0 Shpërndarje
Apple ka në plan gjetjen e mënyrave për ndezjen e makinës me anë të iPhone-it

Patenta e radhës e siguruar nga Apple tregon se kompania në një të ardhme mund t’ju vijë në ndihmë atyre personave që do e kenë të vështirë të gjejnë makinën e tyre në një vend parkimi të madh.

Ditën e enjte Zyra e Patentës dhe Markës në SHBA publikoi aplikimin e Apple për patentën e quajtur “Metodë për lokalizimin e mjeteve të transportit”.

Ajo përshkruan një teknologji me anë të së cilës telefoni juaj do komunikojë me makinën nëpërmjet një lidhjeje Bluetooth për të konfirmuar vendin e parkimit.

Për të realizuar këtë do të duhet që dhe vetë garazhi të ketë sistem wireless për të përcaktuar vendndodhjen e saktë.

Për të realizuar këtë gjë do të shfaqet një hartë në celular, e cila do të tregojë rrugën për te makina. Me pak fjalë do të funksionojë në mënyrë të ngjashme me sistemin GPS që tregon rrugën për të shkuar në një adresë të caktuar.

Supozojmë se e gjetët makinën, por nuk po mundeni të gjeni çelësat. Kjo nuk do të përbëjë më asnjë problem pasi telefoni juaj do t’ju ndihmojë përsëri.

Një patentë tjetër e publikuar ditën e enjte me titull “Aksesimi i mjeteve të transportit duke përdorur pajisje mobile” detajon mënyrën e hapjes së derës duke përdorur pajisje mobile. Në këtë rast telefoni shërben si zëvendësues i një çelësi duke përdorur metoda sigurimi dhe verifikimi për të aksesuar makinën.

Sapo të futeni në makinë mund të përdorni telefonin për ta nisur atë, për të ndezur radion, për të vendosur sediljen, për të aktivizuar dritat ose për të hapur dritaren në pjesën e sipërme. Gjithashtu mund të ndryshohen edhe parametra të tjerë të makinës bazuar në kredencialet e ruajtura në iPhone-in tuaj.

P.sh sediljet ose pasqyrat do të përshtaten automatikisht në varësi të personit që është në vendin e shoferit. Ky opsion i fundit do të kursente me të vërtetë shumë kohë. (PCWordl Albanian)

apple

Lajmet e fundit>