Lajmet

Apple ka në plan integrimin e AirDrop në iOS 7

Jun 4 2013
0 Shpërndarje
Apple ka në plan integrimin e AirDrop në iOS 7

Sipas një raportimi Apple ka në plan aktivizimin e AirDrop për platformën mobile. AirDrop është një mjet që shërben për ndarjen e dokumenteve dhe skedarëve midis kompjuterëve me sistem OS X.

Aktualisht AirDrop është në procesin e testimit për iOS 7 dhe thuhet se është integruar në njërën prej menuve të sistemit.

Ka mundësi që të përdoret edhe për t’u integruar me kompjuterët Mac megjithatë momentalisht fokusi qëndron në krijimin e lidhjeve midis pajisjeve iOS.

Pritet që Apple të prezantojë sistemin iOS 7 javën e ardhshme në Konferencën Botërore të Zhvilluesve që do të thotë se shumë shpejt do të shuhet kureshtja në lidhje me specifikimet e këtij sistemi.

Përveç përmirësimeve që janë diskutuar nëpër artikuj të shumtë pritet që të ketë edhe ndryshime përsa i përket dizajnit pasi kompania ka për synim ofrimin e një eksperience më të këndshme për përdoruesit.

Gjithashtu pritet që ky version i ri i sistemit iOS të jetë më i sofistikuar përsa i përket integrimit të disa aplikacioneve si Maps apo Siri me funksionalitetet e makinave. (PCWorld Albanian)

airdrop apple

Tags >

AppleiOS
Lajmet e fundit>