Analiza

Apple ka në plan të heqë markën “Beats Music”

Sep 23 2014
0 Shpërndarje
Apple ka në plan të heqë markën “Beats Music”

830358782a0a841eeb95c47bed1d1599c0f3adc3Sipas një raporti të ri, Beats Music do të zhduket si markë. Techcrunch raporton se Apple ka në plan të eliminojë markën Beats Music, të cilin e bleu në maj, por nuk thotë se kur. Është e paqartë se çfarë po kërkon Apple të bëjë me muzikën streaming.

Një burim u shpreh për TechCrunch se muzika mund të integrohej në iTunes, një burim tjetër thotë se Apple do të japë një lajm shumë të rëndësishëm për muzikën në vitin 2015. Ndërsa një zëdhënës zyrtar i Apple u shpreh se kompania ka në plan ta modifikojë këtë shërbim për ta kthyer atë në një të suksesshëm.

Inxhinierët e Beats Music janë transferuar tashmë në zyrat e Apple, duke përfshirë iTunes. Siç mësohet, CEO i Beats Music u vu në krye të departamentit reklamave të iTunes Radio në muajin gusht. Kur Apple bleu markën Beats për 3 miliardë dollarë, zëvendës presidenti i Apple, Eddy Cue u shpreh për Beats si shërbimi i parë i anëtarësimit të muzikës i ndërtuar në mënyrë të duhur.

Beats Music në krahasim me konkurrentët e saj nuk pati shumë anëtarë, por megjithatë Cue e ka cilësuar Beats një çelës kyç i strategjisë së muzikës Apple. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>